Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEAkti Normativ për amendimin e marrëveshjes me Pfizer

Akti Normativ për amendimin e marrëveshjes me Pfizer

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare me 90 vota pro, 3 abstenime dhe asnjë kundër, Aktin normativ nr. 16, datë 26.10.2022 “Për miratimin e amendimit të katërt të nënshkruar në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”, të ndryshuar. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se falë këtij ndryshimi është bërë e mundur që të mbërrijnë në vendin tonë dozat e vaksinave të adaptuara, të cilat përfshijnë 9 variantet e reja të COVID-19. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në janar 2021, në vend kanë mbërritur mbi 4.1 milionë doza vaksine ndaj COVID-19 dhe janë kryer mbi 3 milionë e 15 mijë doza vaksine, me një raport administrimi/përthithje mbi 70%.https://ata.gov.al/2022/12/12/miratohet-akti-normativ-per-amendimin-e-marreveshjes-me-pfizer/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments