Retë përbëhen kryesisht nga ajri dhe miliona pika të vogla uji të cilat formohen kur uji kondensohet rreth një grimce “farë”. Grimcat e farës mund të jenë çdo gjë nga acidi nitrik deri tek avujt e lëshuar nga pemët por ato në përgjithësi janë shumë të vogla. Ka disa mënyra për të matur peshën e një reje. E para është të peshoni avujt e ujit që e përbëjnë atë dhe për ta bërë këtë “duhet të dini diçka për dimensionet e resë,” tha për Live Science Armin Sorooshian, një hidrolog në Universitetin e Arizonës.Disa vite më parë, Margaret LeMone, një shkencëtare në Qendrën Kombëtare për Kërkimet Atmosferike në Boulder, Kolorado mendoi për peshën e ujit në një re mesatare kumulus. Së pari, ajo mati madhësinë e hijes së një reje dhe vlerësoi lartësinë e saj, duke supozuar një formë afërsisht kubike. Retë zakonisht nuk janë në formë kubike, por retë kumulus shpesh janë po aq të gjata dhe aq edhe të gjera, kështu që ky supozim ndihmoi në thjeshtimin e llogaritjes së vëllimit. Më pas, bazuar në hulumtimet e mëparshme, ajo vlerësoi densitetin e pikave të ujit në rreth 1/2 gram për metër kub. Kjo është afërsisht pesha e 100 elefantëve të varur mbi kokën tuaj. “Është vërtet mbresëlënëse,” tha Sorooshian. Natyrisht, lloje të ndryshme resh kanë peshë të ndryshme. Për shembull, “retë cirruse janë shumë më të lehta, sepse ato kanë shumë më pak ujë për njësi vëllimi,” tha Sorooshian për Live Science. Dhe retë kumulonimbus (bubullimat e errëta që shihni pak para një stuhie) priren të jenë shumë më të rënda. Por nëse retë janë kaq të rënda, pse nuk bien? “Pikat janë aq të vogla sa nuk bien shumë shpejt,” tha Sorooshian. Pika mesatare e ujit në një re është afërsisht 1 milion herë më e vogël se një pikë shiu, afërsisht sa raporti i madhësisë së Tokës me Diellin. Rrymat e erës në lartësi të madhe i fryjnë këto pika të vogla, duke i mbajtur ato në ajër shumë më gjatë sesa nëse do të ishin statike.
Pesha e një re
RELATED ARTICLES