Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden siguron Zelenskyn për mbështetjen amerikane

Biden siguron Zelenskyn për mbështetjen amerikane

Presidenti i SHBA Joe Biden ka siguruar Ukrainën për mbështetje të mëtejshme, ndërsa pushtimi rus i vendit fqinj vazhdon. ‘’Presidenti Biden gjatë bisedës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i garantoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në infrastrukturën kritike të Ukrainës”, theksoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. ‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare”, thuhet në deklaratë. ‘’Mbajtja e Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë e saj të luftës dhe imponimi i kostove ndaj Rusisë për agresionin e saj mbetet gjithashtu një prioritet’’, tha Shtëpia e Bardhë. Zelensky vlerësoi ndihmën e paprecedentë të mbrojtjes dhe financiare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara. “Ndihmon jo vetëm për të qenë të suksesshëm në fushën e betejës, por edhe për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë së vendit tonë”, tha Zelensky.https://ata.gov.al/2022/12/12/shba-biden-siguron-zelenskyn-per-mbeshtetjen-amerikane/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments