Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGërmime në “Varrin e çifutit”

Gërmime në “Varrin e çifutit”

Parku i Amantias është një nga sitet arkeologjike më interesante, që ende ka shumë për të zbuluar. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka sjellë në vëmendje punimet që po kryhen në Amantia e më saktësisht në objektin e njohur me toponimin si “Varri i çifutit”. Fotot e sjella në postim tregojnë dhe rezultatin e gërmimeve të deritanishme, brenda parkut. Gërmimet pritet të sjellin të dhëna të reja mbi historinë e këtij vendbanimi. Drejtori i DRTK Vlorë, Orgest Feimi, është shprehur i sigurt se gërmimet në Amantia do të sjellin një atraksion të ri turistiko- kulturor brenda territorit Amantin. “I trashëguar ndër breza nga gojëdhënat, me toponimin “Varri i Çifutit”, kurioziteti legjitimon zbulimin e plotë të kësaj strukture, e cila unifikon rëndësinë dhe historinë e asaj çfarë trashëguam nga të parët tanë”, shkruan drejtori i DRTK Vlorë. Rrënojat e qytetit antik të Amantias janë monument kulture, në qarkun e Vlorës. Amantia u themelua në fund të shekullit V para erës sonë. Ajo ndodhet në një kodër në zonën e Labërisë dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para erës sonë, qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.https://ata.gov.al/2022/12/12/germime-ne-varrin-e-cifutit-ne-amantia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ