Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASHBA në Kosovë e Serbi: Serbët të heqin menjëherë barrikadat

SHBA në Kosovë e Serbi: Serbët të heqin menjëherë barrikadat

Ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në lidhje me zhvillimet e fundit në veri, pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it nga grupet kriminale serbe. Në deklaratë u bëhet thirrje serbëve që të heqin barrikadat dhe t’i jepet fund kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd shprehin mirënjohjen dhe mbështetjen e plotë për KFOR-in për përpjekjet për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe EULEX-in, teksa dënojnë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare. Deklarata e plotë: Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës. Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale, thuhet në reagim. Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare. I bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese.https://ata.gov.al/2022/12/11/ambasadat-e-shba-se-ne-kosove-e-serbi-serbet-te-heqin-menjehere-barrikadat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments