Reshjet e dendura të dy ditëve të fundit kanë sjellë probleme në disa zona të vendit. Si pasojë e motit të keq në një pjesë të vendit, disa linja të OSSH pësuan avari, kryesisht në zonat rurale ku rrjeti është ajror dhe përshkon distancë të gjatë. Sipas një njoftimi nga OSSH, në raport me mbrëmjen e djeshme, të dhënat nga terreni paraqesin situatë të normalizuar në 70% të fidrave të prekur. Rajonet me probleme të theksuara si Lushnja dhe Vlora, aktualisht paraqiten në gjendje stabël. Është punuar gjatë për riparimin e dy linjave 35kV nga ana e OSSH në zonat Fier dhe Sarandë. Sa i përket furnizimit me energji elektrike të hidrovoreve, të gjithe fiderat, Nst si dhe linjat 35 kV ndodhen në funksion të plotë.https://ata.gov.al/2022/12/11/reshjet-e-dendura-situate-e-normalizuar-ne-70-e-fidrave-te-prekur/
Situatë e normalizuar në 70% e fidrave të prekur
RELATED ARTICLES