Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEMM: Lumenjtë nën nivelin kritik

MM: Lumenjtë nën nivelin kritik

Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e sotme se ka përmirësime të situatës së reshjeve në vend dhe se të gjitha forcat e Emergjencave Civile janë në gatishmëri edhe gjatë natës. Ministria e Mbrojtjes në përmbledhjen e të dhënave njoftoi se të gjithë lumenjtë, veçanërisht lumenjtë Drin, Buna, Vjosë nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. “Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara”, thuhet në njoftim. “Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale.Është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të Cullos.Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë”, thuhet në njoftim. Po ashtu Ministria e Mbrojtjes njoftoi se situata ka përmirësim sa i përket pranisë së ujit në rrugë apo sipërfaqe toke në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Dibrës. “Po ashtu punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e disa defekteve në disa zona rurale në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Elbasan, Korçë. Të gjitha forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në zonat, ku mund të ketë probleme. Edhe gjatë natës do të ketë monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumenjve, me më shumë prurje”, thuhet në njoftim.https://ata.gov.al/2022/12/11/mm-situata-nga-reshjet-e-permiresuar-lumenjte-nen-nivelin-kritik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments