Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë ka mbështetur kërkesën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. Ky institut nëpërmjet një deklarate ka përkrahur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”. Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, para një muaji i është drejtuar institucioneve të Kosovës, Presidentes, Qeverisë, Kuvendit, deputetëve, si dhe partive politike me një kërkesë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. Megjithatë, institucionet deri tani nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë.
Lulëkuqja, simbol përkujtimor i gjenocidit në Kosovë
RELATED ARTICLES