Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEARSIM1 korriku 2024 raportojnë online sasitë mbi 50 kg

1 korriku 2024 raportojnë online sasitë mbi 50 kg

Anijet e peshkimit nga data 1 korrik 2024 do të raportojnë elektronikisht speciet dhe sasinë e produkteve të peshkut, kur është mbi 50 kg. Detyrimin për transmetimin e të dhënave nëpërmjet sistemit ERS (Sistemi i Raportimit Elektronik, është komunikimi elektronik i të dhënave të aktivitetit të peshkimit nëpërmjet sistemit hardware dhe software) do ta ketë kapiteni, pronari ose çdo përfaqësues tjetër i anijes së peshkimit me gjatësi të barabartë ose më të madhe se 12 metra. Vendimi “Për mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të sistemit elektronik të regjistrimit dhe raportimit të aktivitetit të peshkimit dhe përcaktimin e kohës për vënien në funksion të tij” është botuar në Fletoren Zyrtare. Nëse institucionet përgjegjëse për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës nuk kanë marrë të dhënat e transmetuara, siç përcaktohet në vendim, oficerët e shërbimit të peshkimit në sallën operacionale informojnë menjëherë kapitenin ose pronarin e anijes, ose përfaqësuesin e tyre. Nëse për një anije të caktuar kjo situatë ndodh më shumë se 3 herë brenda një viti, institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës siguron që të kryhet një kontroll në sistemin e tij elektronik të transmetimit. Shpenzimet e bëra për blerjen dhe instalimin në bordin e anijeve të peshkimit të pajisjeve ERS mbulohen nga buxheti i miratuar i ministrisë përgjegjëse për peshkimin. Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë 230 anije të gjatësisë mbi 12 metra të cilat përbëjnë flotën shqiptare të peshkimit. Nga janari i vitit 2021 për këto anije lindi detyrim ligjor të pajisen me blue box për monitorimin e tyre në det në kohë reale. Aparaturat janë dizenjuar për të mbajtur edhe sistemin ERS për deklarimin elektronik të të dhënave të peshkimit.https://ata.gov.al/2022/12/09/anijet-e-peshkimit-nga-1-korriku-2024-raportojne-online-sasite-mbi-50-kg/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments