Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia rifillon sulmet me dronë iranianë

Rusia rifillon sulmet me dronë iranianë

Pas një ndërprerjeje disajavore të operacioneve ushtarake, forcat ruse kanë rifilluar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase duke përdorur dronët iranianë, raportoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes. “Nëse raportet zyrtare ukrainase verifikohen, kjo do të thotë se Rusia ka marrë furnizime të reja. Ka të ngjarë që Rusia të ketë përdorur stokun e saj të mëparshëm të qindra dronëve “Shahed-131″ dhe :Shahed-136”, të ashtuquajtura “drone kamikaze”, sipas ministrisë. Në fillim të kësaj jave, shërbimet sekrete ukrainase raportuan se ishin rrëzuar 17 dronë, duke përfshirë 14 “Shahed-136”, dhe se dronët kamikaze ishin përdorur për të sulmuar rajonet e Zaporizhias dhe Dnipros. Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës në fund të shkurtit, Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar çdo ditë informacion mbi rrjedhën e luftës, duke cituar informacione të shërbimeve sekrete britanike. Moska ka akuzuar Londrën për kryerjen e një fushate dezinformimi të qëllimshme./https://ata.gov.al/2022/12/09/londer-bm-rusia-rifillon-sulmet-ndaj-ukraines-me-drone-iraniane/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments