Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIOBSH, e shqetësuar për rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve

OBSH, e shqetësuar për rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se është shumë e shqetësuar për rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve tek njerëzit. Një raport i ri i OBSH-së i publikuar të premten zbulon “rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve në infeksionet bakteriale te njerëzit” në mbarë botën. Ekspertja e OBSH-së, Catharina van Weezenbeek e quajti rezistencën ndaj antibiotikëve “një kërcënim global”, si për shëndetin publik ashtu edhe për ekonominë. OBSH vlerëson se 1.3 milionë njerëz vdesin çdo vit sepse antibiotikët nuk janë efektivë në luftimin e infeksioneve të tyre. Në Zonën Ekonomike Evropiane, sipas ECDC, autoriteti shëndetësor i BE-së, pasojat shëndetësore të rezistencës ndaj antibiotikëve janë të krahasueshme me ato të gripit, tuberkulozit dhe HIV/AIDS së bashku. Sipas raportit të Organizatës së Rezistencës Antimikrobike (AMR) të publikuar në Gjenevë, “nivele të larta (mbi 50%) të rezistencës janë raportuar në bakteret që shpesh shkaktojnë infeksione të gjakut në spitale”.https://ata.gov.al/2022/12/09/fokus-obsh-e-shqetesuar-per-rritjen-e-rezistences-ndaj-antibiotikeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments