Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVANë KS nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

Në KS nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi ashpër duke deklaruar se në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se “plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë”. “Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999”, tha ajo. “Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”, theksoi Osmani.https://ata.gov.al/2022/12/09/osmani-ne-territorin-e-republikes-se-kosoves-kurre-me-nuk-do-te-kete-police-dhe-ushtare-te-serbise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments