Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTDeschamps: Mbappé bën diferencën

Deschamps: Mbappé bën diferencën

Franca e Deschamps do të mbyllë serinë çerekfinale në Kupën e Botës 2022 kundër Anglisë së Southgate. Një sfidë e paprecedentë për fazën eliminatore të një turneu të madh ndërkombëtar, me pikënisje për diskutime të ndryshme taktike që trajneri i kampionëve në fuqi të botës nuk i nënvlerëson. “Ne e dimë që Anglia është një kundërshtar i vështirë, nuk është rastësi që jemi në çerekfinale të Kupës së Botës. Jemi të qetë, siç kemi qenë që nga fillimi i evenimentit. Ne luajmë për një çerekfinale dhe për këtë jemi të lumtur”. Sfida mund të luhet në planin e shpejtësisë. “Do të jetë një nga çelësat e ndeshjes – u përgjigj Deschamps në konferencën për shtyp – por nuk mjafton të shënosh. Edhe Anglia shënoi shumë duke përfituar nga tranzicionet, por nuk është cilësia e tyre e vetme. Ata janë efektivë nga goditjet standarte dhe goditjet me kokë janë një nga pikat e tyre të forta”. Megjithatë, Franca ka Kylian Mbappe, golashënuesi më i mirë në Katar 2022 me pesë gola pas dy golave ​​kundër Polonisë në raundin e 16-shes: “Mbappé është padyshim i rëndësishëm dhe kundërshtarët po hartojnë plane për ta ndalur dhe për ta bërë atë nervoz. Por Kylian është gjithmonë Kylian dhe ai do të bëjë diferencën”. Në Francë flitet edhe për të ardhmen e Deschamps si trajner i transalpinëve me figurën e Zidane në sfond: “Sigurisht që nuk është koha të mendoj për kontratën time, por vetëm për ndeshjen”.https://sport.rtsh.al/artikull/deschamps-paralajmeron-angline-jemi-te-qete-mbapp-ben-diferencen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments