Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA“Gjenetika humane-kërkimi dhe inovacioni”

“Gjenetika humane-kërkimi dhe inovacioni”

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt pёr herё tё parё Konferenca Kombëtare e Shoqatës Shqiptare tё Gjenetikës Molekulare Humane me temë “Gjenetika humane – kërkimi dhe inovacioni”. Kjo konferencë u organizua nga Shoqata Shqiptare e Gjenetikёs Molekulare Humane, nё bashkëpunim me Akademinё e Shkencave tё Shqipërisë, Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin e Tiranёs. Studiuesit paraqitën rezultatet e kërkimeve të fundit për një sёrё temash që lidhen me disiplinën novatore tё gjenetikës, sic jane gjenetika e kancerit, gjenetika prenatale, trajtimet e reja për çrregullimet gjenetike, këshillimi gjenetik për çiftet e reja, etj. Majlinda Lako nga instituti i bioshkencave, Fakulteti i Shkencave Mjekësore ne Universitetin “Newcastle upon Tyne”, paraqiti punimin “Përdorimi i qelizave të epitelit të pigmentit të retinës specifike për pacientin për përcaktimin e strategjisë terapeutike për degjenerimin makular të lidhur me moshën”. Një tjetër studim i paraqitur në konferencë ishte ai i Gazmend Temaj dhe Denis Belulit nga Fakulteti i Farmacisë (Prishtinë) të cilët paraqitën kërkimet për zhvillimin e barnave të reja (molekula të vogla) për kurimin e sëmundjeve të rralla gjenetike, si epidermoliza, bulloza, etj. Dorina Roko, Anila Laku-Babameto, Arben Ivanaj, Tatjana Caja, Polikron Pulluqi, Adela Perolla, Alma Cili, Elsuarta Calliku, Fakulteti i Mjekësisë, UMT, paraqitën kërkimet e fundit për aplikimin e teknologjisë së Hibridizimit Fluoreshent In Situ (FISH) në diagnostikimin dhe monitorimin e pacientëve me hemopati malinje.https://ata.gov.al/2022/12/09/konferenca-kombetare-gjenetika-humane-kerkimi-dhe-inovacioni/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments