Friday, October 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAProtestuesit e klimës bllokojnë fluturimet në Mynih

Protestuesit e klimës bllokojnë fluturimet në Mynih

Protestuesit e klimës kanë bllokuar një nga dy pistat e aeroportit të Mynihut në Gjermaninë jugore, njftoi sot aeroporti. Sipas një zëdhënësi të aeroportit, aktivistët u ngjitën në pistën në veri të aeroportit. Protestuesit e klimës kanë qenë aktivë në të gjithë Gjermaninë muajt e fundit, së bashku me aktivistë të shquar të të ashtuquajturit grupi i Gjeneratës së Fundit me qendër në Berlin. Anëtarët e grupit janë ngjitur pas pikturave në muze, kanë organizuar bllokada rrugësh dhe, së fundmi, kanë mbyllur përkohësisht një pistë në aeroportin e kryeqytetit. Ata bllokuan fluturimet në aeroportin BER për gati dy orë, dy javë më parë. Thirrjet për pasoja të rënda ndaj protestuesve të klimës që prishin jetën publike po bëhen gjithnjë e më të forta dhe shumë aktivistë janë arrestuar duke u përballur me akuza penale.https://ata.gov.al/2022/12/08/gjermani-protestuesit-e-klimes-bllokojne-fluturimet-ne-aeroportin-e-mynihut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments