Pesëmbëdhjetë fëmijë nën moshën 15 vjeç kanë vdekur në Britaninë e Madhe nga sëmundja invazive “strep A”, sipas një raporti të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore (UKHSA), në Londër. Të dhënat treguan se 13 fëmijë nën moshën 15 vjeç kanë vdekur, që nga shtatori. Dy vdekje të tjera të fëmijëve janë regjistruar në Belfast dhe Uells, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 15 në Britaninë e Madhe. Bakteret e grupit A të streptokokut mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme, duke filluar nga sëmundje të vogla deri te sëmundjet vdekjeprurëse. Sëmundjet e shkaktuara nga “streptokoku A” përfshijnë infeksionin e lëkurës “impetigo”, fruthin e keq dhe streptokokun e fytit. Ndërsa shumica dërrmuese e infeksioneve janë relativisht të lehta, ndonjëherë bakteret shkaktojnë një sëmundje kërcënuese për jetën e quajtur sëmundje invazive streptokoke e grupit A. UKHSA tha se nuk ka asnjë provë aktuale që një lloj i ri i virusit po qarkullon dhe rritja e rasteve mund të jetë shkaktuar nga numri i lartë i baktereve qarkulluese dhe rritjes së diversiteteve sociale.https://ata.gov.al/2022/12/08/bm-agjencia-e-sigurise-shendetesore-15-femije-vdesin-nga-infeksioni-invaziv-strep-a/
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore: Infeksioni invaziv “Strep A”
RELATED ARTICLES