Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTTirana fiton Superkupën, 3-2 me Vllazninë

Tirana fiton Superkupën, 3-2 me Vllazninë

Tirana fitoi 3-2 ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë në stadiumin “Air Albania”, duke fituar Superkupën e Shqipërisë. Fillimisht ishte Vllaznia e para që kaloi në avantazh me Malën në minutën e 7-të, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Vllaznisë. Tirana barazoi me Patrick në minutën e 40-të, i cili shënoi një gol spektakolar. Me nisjen e pjesës së dytë bardheblutë përmbysën rezultatin, duke kaluar në avantazh me Hasanin në minutën e 53-të. Por, kur pritej fundi i ndeshjes, Vllaznia barazoi në minutën e 85-të me 11 metërsh. Kur dukej se ndeshja po shkonte në kohën shtesë ishte Redon Xhixha, i cili falë edhe reagimit të dobët të portierit të Vllaznisë, vulosi sfidën me golin e fitores në minutën e 92-të dhe bëri që të shpërthente në festë Tirana. Kjo ishte hera e 12 që Tirana triumfon në Superkupën e Shqipërisë, më shumë se asnjë skuadër tjetër. Ndjekësja më e afërt është Skënderbeu me 4 trofe.https://ata.gov.al/2022/12/07/tirana-fiton-superkupen-mposht-3-2-vllaznine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments