Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë Kosovën, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. POR në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime, të cilat do të gjenerojnë rreshje të pakta shiu kryesisht në zonat perëndimore.Territori i MV në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. Paraditja në MV do të sjelli alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtoj vranësirat në vend duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu pjesërisht në zonat perëndimore.Europa Jugore në një pjesë të mirë të saj do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe herë pas here priten edhe rrebeshe. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm PARAQITET Skandinavia dhe Lindja e kontinentit, KU do të kenë vranësira të dendura dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Ndërsa pjesërisht Europa Qëndrore dhe ajo Jugperëndimore do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.
Rajoni,Europa Moti-E Enjte, 8 Dhjetor 2022
RELATED ARTICLES