Në renditjen e hobeve më të njohura leximi renditet vazhdimisht më lart. Nuk është e vështirë të kuptosh pse, leximi është njëkohësisht tërheqës dhe relaksues dhe është argëtues. Një ekip studiuesish në Institutin Beckman për Shkencën dhe Teknologjinë e Avancuar kanë zbuluar edhe një arsye tjetër për të dashuruar leximin, mund të ndihmojë në ruajtjen e aftësive të kujtesës ndërsa njerëzit dhe truri rriten. Puna e tyre është raportuar në Frontiers in Psychology . “Leximi në kohën e lirë ndihmon në ndërtimin e aftësive të shëndetit mendor” tha studiuesja e Beckman, Liz Stine-Morrow e cila është drejtoreshë e Laboratorit e Mësimit. Një nga këto aftësi mendore është kujtesa episodike ose kujtesa për ngjarjet e cila na lejon të kujtojmë atë që ka ndodhur në kapitujt e mëparshëm të një libri dhe të kuptojmë historinë në vazhdim. Një aftësi tjetër është kujtesa e punës, aftësia për të mbajtur gjërat në mendjen tonë ndërsa përfshihemi në procese të tjera mendore. Kujtesa e punës na ndihmon të mbajmë shënim gjërat që kanë ndodhur ndërsa vazhdojmë të lexojmë. Si kujtesa episodike ashtu edhe kujtesa e punës priren të bien ndërsa rritemi, por lexuesit e zakonshëm i praktikojnë në mënyrë rutinore këto aftësi në kontekste të ndryshme. “Ekziston një literaturë që tregon se ka një marrëdhënie midis kujtesës së punës dhe të kuptuarit të gjuhës dhe kujtesës afatgjatë. Kujtesa e punës duket se bie me kalimin e moshës por ka shumë ndryshime veçanërisht në mesin e të moshuarve “tha Stine-Morrow. Një mister që rrethon marrëdhënien midis leximit dhe kujtesës është nëse leximi ndihmon në përmirësimin e kujtesës ose nëse aftësitë e forta të memories së punës përmirësojnë aftësitë e të kuptuarit të leximit. Njohja e shkakësisë do të ketë implikime të rëndësishme në llojet e trajtimeve që mund të ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës gjatë gjithë jetës.https://lajme.rtsh.al/artikull/leximi-forcon-kujtesen-dhe-ndihmon-ne-ndertimin-e-aftesive-te-shendetit-mendor
Leximi forcon kujtesën dhe ndihmon shëndetin mendor
RELATED ARTICLES