“Njerëzimi është bërë një armë e zhdukjes masive”, ka paralajmëruar kreu i Organizatws sw Kombeve të Bashkuara në fillim të një samiti të nivelit të lartë për natyrës në Kanada. Qeveritë po takohen në Montreal për të rënë dakord për objektivat për të rikthyer humbjet e natyrës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se ne njerwzimi ka një shans për të ndaluar “orgjinë e shkatërrimit” që ka vënë një milion specie në rrezik zhdukjeje. “Është koha për të krijuar një pakt paqeje me natyrën”, tha ai. Në Montreal afro 200 vende do të përpiqen të bien dakord për një mënyrë për ta vënë botën në një rrugë për të rivendosur natyrën deri në fund të dekadës. “Ideja e biodiversitetit mund të jetë mjaft e ndërlikuar për njerëzit, por në thelb ka të bëjë me natyrën. Ne nuk kemi qenë aq të mirë në përcjelljen e mesazhit për atë që është në rrezik dhe sa urgjente është situata”, tha Dr Abigail Entwistle nga Fauna dhe Flora International. Disa nga ambiciet kryesore të marrëveshjes përfshijnë: Reduktimi i rrezikut të zhdukjes që kërcënon më shumë se një milion specie; Mbrojtja e 30% të tokës dhe detit; Eliminimi i miliarda dollarëve të subvencioneve qeveritare që dëmtojnë mjedisin; Rivendosja e ekosistemeve të degraduara.
Guterres: Njerëzimi është bërë një armë e zhdukjes masive
RELATED ARTICLES