Megacunami që tronditi Marsin 3,4 miliardë vjet më parë, me dallgë deri në 250 metra të larta mund të jetë shkaktuar nga një asteroid si ai ”Chicxulub”, i cili goditi Tokën 66 milionë vjet më parë duke shënuar zhdukjen e dinosaurëve. Në Mars është zbuluar një krater me diametër 110 kilometra, që mund të jetë krijuar pikërisht nga përplasja. Kjo tregohet nga simulimet e publikuara në revistën ”Scientific Reports” nga një grup ndërkombëtar i udhëhequr nga Alexis Rodriguez i Institutit të Shkencave Planetare të Tucson, SHBA. Duke analizuar hartat e sipërfaqes së Marsit, të krijuara nga kombinimi i imazheve nga misionet e mëparshme në planet, studiuesit identifikuan një krater të veçantë që e quajtën ”Pohl”. Studimet e mëparshme kishin sugjeruar se planti mund të mbulohej nga një oqean rreth 120 metra i thellë. Bazuar në moshën e shkëmbinjve të tij, krateri ”Pohl” mund të jetë formuar rreth 3,4 miliardë vjet më parë.https://ata.gov.al/2022/12/03/marsi-ka-shenja-te-nje-megacunami-te-tre-miliarde-viteve-me-pare/
Marsi ka shenja të një megacunami të tre miliardë viteve më parë
RELATED ARTICLES