Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAgjencia e Garancisë së Investimeve Shumëpalëshe

Agjencia e Garancisë së Investimeve Shumëpalëshe

Shqipëria po merr vëmendjen e duhur sa i takon tërheqjes së Investimeve të Huaja Direkte. Kështu u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë takimit që zhvilloi me Olga Sclovscaia, drejtore rajonale për Europën dhe Azinë Qendrore si dhe Zyrtaren e Garancisë së Investimeve, Annabelle Libeau. Përfaqësuesit e Agjencisë së Garancisë së Investimeve Shumëpalëshe, MIGA, anëtare e Bankës Botërore, janë duke zhvilluar një vizitë njohëse dhe analizuese në Tiranë për të parë mundësitë e forcimit të bashkëpunimit për rritjen e kreditimit për sektorin privat. Ibrahimaj tha se në fokus të punës së përbashkët janë projektet në energji dhe infrastrukturë, si sektorë prioritarë, si dhe për të garantuar diversifikimin dhe rritjen e pavarësisë së furnizimit me energji elektrike.https://ata.gov.al/2022/12/07/agjencia-e-garancise-se-investimeve-shumepaleshe-mundesi-per-kreditimin-e-sektorit-privat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments