Friday, October 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAQendra për rikuperimin dhe rehabilitimin e breshkave të detit

Qendra për rikuperimin dhe rehabilitimin e breshkave të detit

Në qytetin e Vlorës ka hapur dyert qendra e rikuperimit dhe rehabilitimit të breshkave të detit. Kjo qendër do të shërbejë për trajtimin e rasteve të breshkave të dëmtuara, si edhe promovimin e detit Adriatik dhe Jon si habitate me rëndësi për këto lloj specie detare. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se “qendra do të mirëpresë aktivitete të shumta, në kuadër të programit mbi edukimin mjedisor, si edhe do të shërbejë si një atraksion i ri në qytet, për turistët të cilët duan të kenë më shumë informacion mbi breshkat”. Krijimi i qendrës u bë i mundur falë projektit Natural BLUE coAL-ITion, zbatuar nga Celim Albania, në bashkëpunim me VIS dhe Cesvi, financuar nga AICS Tirana . Bregdeti shqiptar nuk është vetëm një pasuri për turizmin e detit dhe të rërës, por edhe një mundësi e shkëlqyer për shtimin e faunës së rrallë si breshkat e detit. Këto breshka janë lloje migratore dhe ato mund të përgjigjen ndaj ndryshimeve klimatike duke gjetur dhe përdorur habitate të reja për të folezuar, ushqyer dhe dimëruar.https://ata.gov.al/2022/12/06/vlore-hapet-qendra-per-rikuperimin-dhe-rehabilitimin-e-breshkave-te-detit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments