Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIndonezia penalizon marrëdhëniet jashtëmartesore

Indonezia penalizon marrëdhëniet jashtëmartesore

Parlamenti indonezian miratoi sot një kod të ri penal që penalizon marrëdhëniet jashtëmartesore. Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan njëzëri projektligjin, pavarësisht kritikave se ai do të kërcënojë liritë qytetare në vendin më të madh mysliman në botë. Ligji do të hyjë në fuqi në vitin 2025, tre vjet pas miratimit të tij. “Kanë qenë 59 vjet në pritje”, tha Edward Omar Sharief, zëvendësministër i Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut duke shtuar se kodi i vjetër penal ishte një mbetje nga sundimi kolonial holandez. Të hënën, qindra indonezianë u mblodhën në disa qytete, duke kërkuar nga parlamenti të hedhë poshtë ligjin. Priten të tjera protesta pas miratimit të tij. “Indonezia propozon të ecë në rrugën e katastrofës së abuzimit të të drejtave duke kriminalizuar seksin jashtë martesës”, shkroi në Twitter Phil Robertson, zëvendësdrejtor i Azisë në Human Rights Watch. Projektligji parashikon se marrëdhëniet jashtëmartesore do të dënohen me një vit burg dhe çiftet që jetojnë së bashku jashtë martese mund të përballen me gjashtë muaj burg. Por, që policia të jetë në gjendje të hapë një hetim penal për akte të tilla, një anëtar i familjes duhet të bëjë një ankesë, një dispozitë që shihet si një kompromis për të qetësuar si konservatorët ashtu edhe liberalët. Marrëdhëniet jashtëmartesore, përfshirë homoseksualitetin, aktualisht nuk përbëjnë krim, por shihen si një tabu në Indonezinë konservatore. Vetëm në provincën Aceh, të sunduar nga sheriati, marrëdhëniet jashtëmartesore janë të jashtëligjshme dhe shkelësit mund të rrihen deri në 100 kamxhikë.https://ata.gov.al/2022/12/06/indonezia-penalizon-marredheniet-jashtemartesore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments