Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMerkel pranon gabimet e saj në politikën përballë Rusisë

Merkel pranon gabimet e saj në politikën përballë Rusisë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se ka pasur dështime në politikën e saj ndaj Rusisë. “Duhet të kishim reaguar më shpejt ndaj agresivitetit të Rusisë”, tha Merkel në një intervistë me të përjavshmen Die Zeit. Komentet e Merkelit i referoheshin pushtimit rus të gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, kur shtetet e NATO-s ranë dakord të shpenzonin 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen. “Gjermania ka rritur shpenzimet e saj për mbrojtjen e NATO-s, por ende nuk e ka arritur objektivin prej 2 për qind”, tha Merkel, “dhe as unë nuk kam mbajtur një fjalim të zjarrtë në emër të saj çdo ditë”. Ish-kancelarja tha se megjithatë” nuk i vjen keq për mbështetjen e saj për ndërtimin e gazsjellësit gjermano-rus Nord Stream 2”. ”Një ndalim i projektit do të kishte përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme marrëdhëniet me Rusinë”, theksoi Merkel.https://ata.gov.al/2022/12/07/gjermani-merkel-pranon-gabimet-e-saj-ne-politiken-perballe-rusise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments