Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAShtatzënia ndryshime dramatike në tru

Shtatzënia ndryshime dramatike në tru

Sipas një studimi të ri, shtatzënia çon në ndryshime dramatike dhe të habitshme në tru, duke përfshirë ndryshime në lëndën gri dhe rajone të përfshira në vetëperceptimin. Gjetjet sugjerojnë se këto ndryshime neurologjike mund të nxisin lidhjen midis nënës dhe foshnjës dhe mund të luajnë një rol në ndryshimin e identitetit që shumë gra ndiejnë kur bëhen nëna të reja. “Këto të dhëna ofrojnë njohuri kryesore për ndikimin e të bërit nënë në trurin e njeriut dhe tregojnë ndryshime të theksuara në strukturën dhe funksionin e trurit gjatë shtatzënisë” thonë autorët e studimit nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Amsterdamit. Këto ndryshime mund të japin avantazhe adaptive për sjelljen dhe lidhjen e re nënë-fëmijë. Studimi tregoi një reduktim të sasisë së lëndës gri në trurin e grave shtatzënë dhe se këto reduktime zgjatën deri në dy vjet pasi lindjes.https://lajme.rtsh.al/artikull/shtatzenia-shkakton-ndryshime-dramatike-ne-tru

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments