Rumania filloi eksportin e gazit natyror në Republikën e Moldavisë përmes tubacionit Iasi-Ungheni në 3 dhjetor në mesditë, njoftoi Agerpres, duke cituar zyrtarë të operatorit të sistemit të transportit të gazit natyror Transgaz, njofton Romania Insider. Nuk u publikuan detaje në lidhje me shumat e parashikuara për t’u dërguar. Megjithatë, memorandumi për Korridorin Vertikal, që pritet të lehtësojë rrjedhën e gazit (përfshirë LNG) nga Greqia në Rumani, u vulos në Athinë javën e kaluar. Veçanërisht, memorandumi tani përfshin Gastrade – pronarin, zhvilluesin dhe operatorin e ardhshëm të Terminalit LNG në det të hapur në Greqinë veriore në Alexandroupolis. Presidenti Klaus Iohannis preku temën e flukseve të gazit nga Greqia në Moldavi ndërsa takoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis javën e kaluar, sipas Deschide.md. Për herë të parë përdoret gazsjellësi Ungheni-Kisinau, një investim i Transgaz me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Kompania rumune Transgaz operon ndërlidhësin Iasi-Ungheni dhe tubacionin që sjell gazin natyror nga kufiri me Rumaninë (në Ungheni) në rajonin përreth kryeqytetit të Moldavisë. Eksportet e para të gazit në Kishinau ndodhin në një kohë kur sistemi energjetik i Moldavisë është nën presionin ekstrem nga Rusia, e cila ka dhënë vetëm gjysmën e sasive të kontraktuara që nga fillimi i nëntorit. Për më tepër, për shkak të sulmeve intensive me raketa nga Rusia, Ukraina nuk është më në gjendje të dërgojë energji elektrike në Moldavi, e cila duhej t’i drejtohej Rumanisë për të kërkuar furnizues. Hidroelectrica, OMV Petrom dhe CE Oltenia kanë kontribuar, por Moldavia ka nevojë për më shumë burime energjie dhe gazi natyror, nëse furnizohet vazhdimisht nga kompanitë rumune, mund të lehtësojë ndjeshëm presionet dhe të zvogëlojë rreziqet e ndërprerjes së energjisë elektrike. Një ndërprerje e tillë ndodhi javën e kaluar në të gjithë Moldavinë gjatë një sulmi intensiv me raketa nga Rusia drejt Ukrainës. Ndryshe nga gazi natyror, rruga e energjisë elektrike nga Rumania në Moldavi kalon përmes Ukrainës – gjë që e bën atë të pambrojtur ndaj funksionimit të paqëndrueshëm të shkaktuar nga lufta.https://lajme.rtsh.al/artikull/rumania-nis-eksportet-e-gazit-natyror-ne-moldavi
Rumania nis eksportet e gazit natyror në Moldavi
RELATED ARTICLES