Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVuçiç: Mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE

Vuçiç: Mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe e vendosur në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Gjatë deklaratës për mediet, para nisjes së punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, Vuçiç tha se vendosi të merrte pjesë në punimet e samitit për të thënë atë që mendon Serbia. “Pati një sërë çështjesh të ndryshme. Disa reagime zyrtare për çështjen e Kosovës, për dialogun. Kjo ishte arsyeja kryesore, por në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet, sepse do të kemi mundësi së paku të themi se çfarë mendojmë për këtë. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe negociatave me BE. Mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE-së, por na duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore e kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë”, u shpreh Vuçiç. Vuçiç tha se gjatë samitit do të flitet dhe për energjinë dhe tarifat roaming, që janë lajme të mira për qytetarët. Sipas tij me rëndësi është dhe strategjia e BE-së për Ballkanin. “Jam vetëm realistit, jam këtu të mësoj nga shumë njerëz, BE, rajoni dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj se do të marrim lajme të mira. Ka dy të tilla, që kanë të bëjnë me çështjen e energjisë, dhe tarifat roaming. BE kërkon harmonizim më të madh. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE për çështjet e energjinë, në të njëjtën kohë dhe për roaming. Këto janë sinjale të mira, shenja të mira për të gjitha vendet tona në Ballkanin Perëndimor. Të tjera nga ato që do të dëgjojmë, do jetë strategjia e BE për të ardhmen. Kjo ka rëndësinë maksimale për ne”, theksoi ai. Vuçiç foli dhe për kërkesën e Bashkimit Europian për t’u bashkuar në sanksionet kundër Rusisë. “BE ka kërkuar harmonizim të plotë për Rusinë. Serbia është vend i pavarur, i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt BE-së, i njohim detyrimet tona për harmonizimin me vendimet e BE-së. Por po kështu kemi një situatë ndryshe sa i takon integrimit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në ‘99 dhe në vitin 2008 dhe do ta diskutojmë sot me zyrtarët europianë. Serbia është shumë pranë Rusisë. Është një vend i pavarur. Gjatë 9-10 muajve të fundit keni dëgjuar se Serbia po ndiqte udhëzimet e Rusisë për të shkaktuar mungesë stabiliteti në rajon. Ne e kemi përgënjeshtruar, jo me deklarata, me vepra. Është e lehtë të ekspozohesh ndaj çdo lloj akuzash, falsiteti. E vërteta del dhe të gjithë e dinë të vërtetën. Serbia është një vend i pavarur dhe është e vendosur drejt rrugëtimit të saj në BE dhe kështu do të mbetet”, tha Vuçiç.https://ata.gov.al/2022/12/06/vucic-e-rendesishme-te-marrim-mbeshtetjen-e-be-se-per-energjine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments