Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKallas:I jemi shumë mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit

Kallas:I jemi shumë mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas deklaroi sot se, “Estonia është një mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE”. Kallas mbërriti sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë. Kallas takoi Kryeministrin Edi Rama, i cili pret pjesëmarrësit në nisje të këtij Samiti, i pari që zhvillohet në rajon. Në një prononcim të shkurtër për mediet e shumta vendase dhe ndërkombëtare, Kallas u shpreh se, “më vjen shumë mirë që gjendem këtu në Shqipëri për Samitin e Ballkanit Perëndimor. Presim me padurim diskutimet”. “Estonia është një mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE dhe që anëtarët e rinj të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Kallas. “I jemi shumë mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit dhe punën për Ukrainën. Kemi një Evropë, një botë. Na duhet të punojmë për paqen në këtë rajon”, theksoi ajo. Liderët e vendeve të BE-së, institucioneve evropiane dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë duke mbërritur për të nisur punimet e samitit.https://ata.gov.al/2022/12/06/kallas-estonia-mbeshtetese-e-forte-e-anetaresimit-ne-be/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments