Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla deklaroi sot se në Ditën Botërore të Tokës duhet të zbatojmë standardin e BE-së për mbrojtjen e kësaj pasurie që ruan vazhdimësinë e jetës. Nikolla reagoi në rrjetet sociale duke theksuar se Kuvendi po punon për përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e tokës. “Prej 2015, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli 5 dhjetorin Ditën Botërore të Tokës. Tokës i jemi mirënjohës si burimi kryesor i ushqimit: 95% e produkteve që konsumojmë vijnë prej saj. Sot, por jo vetëm sot, është dita të reflektojmë për ndalimin e degradimit të tokës dhe të zbatojmë standardin e BE-së për ta mbajtur mbrojtjen e tokës në krye të agjendës politike e kombëtare. Kuvendi po punon për përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e tokës nga erozioni, kontaminimi, shkatërrimi i biodiversitetit, kundër pakësimit të fondit të sipërfaqeve bujqësore prej urbanizimit kaotik. Të japim shembullin si politikanë e ligjvënës, sipërmarrës e investitorë, për t’i edukuar brezat të sillen si bij të tokës, jo si zotër të saj”, u shpreh Nikolla.https://ata.gov.al/2022/12/05/dita-boterore-nikolla-permiresim-i-legjislacionit-per-mbrojtjen-e-tokes/
Përmirësim i legjislacionit për mbrojtjen e tokës
RELATED ARTICLES