Territori i Kosovës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave për gjatë gjithë 24_orëshit. POR në intervale të shkurtra kohore parashikohet të ketë dhe shtim të vranësirave, të cilat do të sjellin reshje të pakta në zonat Perëndimore dhe Jugore.MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme për gjatë gjithë të hënës në pothuajse gjithë vendin, KU do të ketë vranësira të shumta. Vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin, POR priten dhe reshje dëbore.Europa Jugore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po_ashtu në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës do të jetë pjesërisht Europa Qëndrore dhe Vendet Nordike, KU dhe reshjet e dëborës do të jenë më të shumta. Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të jetë Europa Lindore dhe Gadishulli Iberik.
Rajoni,Europa Moti-E Hënë, 5 Dhjetor 2022
RELATED ARTICLES