Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGjirokastra me terminal të transportit publik

Gjirokastra me terminal të transportit publik

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës do të ketë në 2023 një terminal të transportit publik të udhëtarëve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale, ku publikoi edhe pamje se si do të jetë ky terminal. Kumbaro tha se “bashkë me drejtorin e DPSHTRR, Blendi Gonxhja dhe kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemin prej disa muajsh kemi nisur të ngjizim idenë e projektit të një terminali të transportit publik në Gjirokastër që në 2023 do të bëhet realitet”. “S’e kemi pasur asnjëherë një të tillë në qytetin e gurtë, por sa shumë nevojë që ka tani që Gjirokastra është destinacion kryesor turizmi, që lëvizjet janë shtuar aq shumë dhe që qarku është tashmë një “Destinacion i Menaxhuar Turistik”, tha Kumbaro. Ministrja Kumbaro u shpreh se “pas përfundimit të parkingut të madh të qytetit dhe bajpasit ky terminal do të jetë vepra e tretë që do të lehtësojë shërbimin dhe lëvizjen e pasagjerëve dhe turistëve”. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja deklaroi dje gjatë prezantimit të platformës “eTransport” se investimi do të financohet nga të ardhurat e DPSHTRR ndërsa Bashkia Gjirokastër do të kryejë shpronësimet. Kryebashkiaku Golemi tha se ky investim është i domosdoshëm për një qytet turistik si Gjirokastra që nga viti në vit mirëpret qindra mijëra turistë.https://ata.gov.al/2022/12/03/gjirokastra-me-terminal-te-transportit-publik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments