Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA“Ekomuzeumi i Zvërnecit”në zonën e mbrojtur

“Ekomuzeumi i Zvërnecit”në zonën e mbrojtur

“Ekomuzeumi i Zvërnecit” është aseti më i ri turistik për zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë në Vlorë. Ky ekomuzeum është krijuar nga zbatimi i projektit “Ekomuzeumi i Zvërnecit, një instrument praktik për promovimin e natyrës, kulturës dhe aventurës në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë”, një bashkëpunim mes Shoqatës CERCI, ASTER, Shoqatës “Vjosa Explorer”, falë projektit Green-AL. Adiministrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë ishte pjesëmarrëse në një aktivitet me dashamirës të natyrës dhe nxënës të shkollave, mbi promovimin e Peizazhit të Mbrojtur “Pish Poro-Nartë”, në një formë tjetër ekologjike, siç janë biçikletat. Ky tur përfshinte njohjen e disa pikave turistike të zonës, zhvillimin e birdwatching dhe njohjen me bunkerët historike. Në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, 4 prej bunkerëve jo-funksional të gjendur në këtë zonë janë shndërruar në atraksion turistik. Në secilin prej këtyre bunkerëve janë gdhendur punime artistike që përfaqësojnë më së miri elementët natyror të zonës së mbrojtur ku gjenden, Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë. Me këtë ekomuzeum i dhurohen zonës së mbrojtur itinerare të reja, që ndërthurin natyrën me artin publik për të promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe për të ndërgjegjësuar brezat e rinj mbi sfidat mjedisore globale. Peizazhi Kombëtar Vjosë- Nartë ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, rreth 14 km larg saj dhe ka një sipërfaqe prej rreth 42 km 2. Në këtë peizazh të mbrojtur bën pjesë dhe Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ku veç të tjerave dallon nga kisha “Fjetja e HyjLindës Mari”. Laguna e Nartës është e dyta më e madhja për nga numri i shpendëve që ndodhen në të dhe ka një shumëllojshmëri të tyre duke filluar nga dallëndyshja e detit, çafkat, por edhe simbolin e lagunës flamingot.https://ata.gov.al/2022/12/03/ekomuzeumi-i-zvernecit-aseti-me-i-ri-turistik-ne-zonen-e-mbrojtur/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments