Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTTifozët e Serbisë gjeste diskriminuese ndaj shqiptarëve

Tifozët e Serbisë gjeste diskriminuese ndaj shqiptarëve

Tifozët e Serbisë shfaqën gjestet diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë në ndeshjen e ekipit të tyre kundër Zvicrës të premten në mbrëmje, sipas “The Observer”. Skenat në stadiumin, në Doha, ku Zvicra fitoi 3-2 ngrenë pikëpyetje për drejtimin e FIFA-s dhe në veçanti tolerancën e saj të dukshme ndaj gjesteve fyese dhe raciste. Hasan Rrahmani mbërriti në ndeshje me flamurin shqiptar në qafë. Ai tha se e kishte marrë atë në hyrje, dhe se simbolet poshtëruese nacionaliste ishin lejuar ne stadium. Rrahmani tha se i ishte treguar një mesazh në WhatsApp që përmbante fotografi dhe fraza diskriminuese që nuk lejoheshin. “Isha krejtësisht i shtangur kur pashë numrin e parullave, bluzave dhe flamujve fashiste”, tha Rrahmani. Ai i tregoi “Observer”, foton e një tifozi të Serbisë që mbante një kapele jeshile të lidhur ngushtë me imazhet e mizorive të kryera në luftërat e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. “Ndër veshjet e tjera në stadium, ishin bluzat që shkruanin “Nga Serbia në Tokio”, një slogan nacionalist i përdorur nga tifozët serbë të futbollit të përdorur gjatë luftërave të viteve ’90”, tha ai. Rrahmani tha se policia nuk i kishte marrë parasysh ankesat në lidhje me sendet, apo gjestet me tre gishta të konsideruara fyese në shumë kontekste. Rrahmani tha se gjestet e tyre nisën që në fillim të mbrëmjes. “Isha i tronditur, absolutisht i shtangur. Ata po këndonin këngët më të ndyra raciste”, tha ai. Midis atyre që ai thotë se dëgjoi, ishin këngë që përfshinin fjalën “Shiptar”, një term i njohur poshtërues, i përdorur kundër shqiptarëve, dhe një thirrje “Vriti, vriti shqiptarët”. “Tifozët gjithashtu kënduan “Kosova është zemra e Serbisë”, lidhur me refuzimin e vendit të tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës”, tha ai. Këngë të tilla nuk janë të panjohura në ndeshjet ku tensionet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë të larta, duke përfshirë lojën famëkeqe “dron” në tetor 2014, kur ndeshja kualifikuese e Euro 2016 në Beograd u shndërrua në kaos. Rrahmani tha se ishte sulmuar nga shtatë apo tetë tifozë të Serbisë pas daljes nga stadiumi. “Ata më shtynë, duke më thënë: ‘Shko, Shiptar’. Më hodhën ujë. U përpoqa të largohesha, por shtatë ose tetë burra të mëdhenj më ndoqen nga pas. Në fund vrapova drejt policisë, e cila nuk bëri asgjë. Çdo gjë që ndodhi atë mbrëmje ishte e frikshme”, tha ai. Serbia është tashmë nën hetim nga FIFA për shfaqjen e një flamuri që tregon Kosovën si pjesë të territorit të saj, së bashku me fjalët “Ne nuk dorëzohemi”, në dhomën e zhveshjes përpara se Serbia të përballej me Brazilin, javën e kaluar.https://ata.gov.al/2022/12/03/katar-2022-the-observer-tifozet-e-serbise-gjeste-diskriminuese-ndaj-shqiptareve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments