Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTVan Gaal: Mund të bëhemi kampionët e botës

Van Gaal: Mund të bëhemi kampionët e botës

Trajneri Louis van Gaal e di se ka një rrugë të gjatë për të bërë, por deklaroi se Holanda mund të bëhet kampione bote në Katar. Skuadra e Van Gaal kaloi në çerekfinale, ku do të përballet me Argjentinën e Lionel Messit, pas një fitoreje 3-1 ndaj SHBA-së dje. Memphis Depay dhe Daley Blind shënuan në pjesën e parë, me të shkëlqyerin Denzel Dumfries – i cili asistoi në dy golat e parë të Holandës – duke vulosur fitoren pasi Haji Wright kishte shënuar për SHBA-në. Qasja pragmatike e Van Gaal e ka bërë atë të kritikohet, por skuadra e tij tani është vetëm dy fitore larg finales dhe tre larg nga ngritja e trofeut për herë të parë në historinë e vendit të tyre. “Unë marr mjaftueshëm vlerësim nga njerëzit përreth meje”, tha Van Gaal në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, kur u pyet nëse besonte se duhej të fitonte kompeticionin për të fituar respekt nga disa prej kritikëve të tij. “E di që mediat nuk raportojnë gjithmonë pozitivisht, është diçka që ndodh në futboll”, theksoi ai. “Ne mund të bëhemi kampionët e botës. Nuk po them se do të bëhemi, por që mund të bëhemi”, tha Van Gaal./https://ata.gov.al/2022/12/04/katar-2022-van-gaal-mund-te-behemi-kampionet-e-botes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments