Rusia ka korrur rreth një miliard dollarë grurë nga fushat e Ukrainës këtë vit, sipas agjencisë amerikane të hapësirës NASA. ”Rreth 5,8 milionë tonë grurë u korrën nga fushat në zona që nuk ishin nën kontrollin e Ukrainës”, sipas NASA Harvest, programi i sigurisë ushqimore dhe bujqësisë i agjencisë. Për anketën, NASA Harvest, së bashku me disa institucione partnere, përdorën të dhëna satelitore dhe modelim. Në total, rreth 26,6 milionë tonë grurë u korrën në territorin ukrainas këtë vit, dukshëm më shumë se sa ishte parashikuar më parë, vlerësojnë shkencëtarët e përfshirë në projektin kërkimor. Ndërsa kjo është më pak se korrja rekord e vitit të kaluar prej 33 milionë tonësh, është afër mesatares pesëvjeçare prej 27,9 milionë tonësh. Megjithatë, Ukraina nuk kishte akses në 22% të atij gruri në pjesën lindore të vendit për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus. Në total, rreth 88% e të korrave dimërore të vitit të kaluar u korrën në zona që nuk kontrollohen nga Ukraina, sipas NASA-s. ”Fushat që mbetën të pa korrura ishin kryesisht të përqendruara përgjatë vijës së frontit”, tha ajo.https://ata.gov.al/2022/12/04/fokus-nasa-rusia-ka-korrur-rreth-58-milione-tone-grure-ukrainas/
Rusia ka korrur rreth 5,8 milionë tonë grurë ukrainas
RELATED ARTICLES