Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFasha 800 kWh nuk do të vendoset në dhjetor

Fasha 800 kWh nuk do të vendoset në dhjetor

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga informacionet e deritanishme nuk jemi në vendosjen e fashës mbi 800 kWh për muajin dhjetor. I pyetur nga qytetarët në një bashkëbisedim online me qytetarët dhe mediet lidhur me çmimin e energjisë dhe nëse do të vihet apo jo fasha mbi 800 kWh, Rama u shpreh se, “kemi pasur një komunikim shumë të qartë çdo muaj. Besoj që edhe këtë muaj në ditën e caktuar çështje 2-3 ditësh përsëri ministrja e Energjisë do të informojë publikun lidhur me qëndrimin tonë”. Rama tha se, “besoj që në kushtet kur kemi pasur reshje, asnjëherë të mjaftueshme, për hir të së vërtetës, por shumë të mirëseardhura, nuk jemi të paktën nga informacioni që unë kam deri tani në drejtim të vendosjes së fashës për muajin dhjetor”. “Megjithatë informacionin e plotë të detajuar dhe zyrtar për publikun do ta japë ministrja”, tha Rama. I pyetur për blerjen dhe shitjen e energjisë, Rama tha se, “ne nuk kemi ende një kapacitet rezervues të ujit kur e kemi me tepri, pra për ta thënë ndryshe, pikërisht pse ne nuk kemi akoma Skavicën të cilën jemi në proces për ta ndërtuar më në fund pas nuk e di sa u bënë tani, por të paktën nja 60 vjet nga ideimi, ne detyrohemi ta shesim energjinë atëherë kur dhe të tjerët nuk janë në pikë të hallit dhe duke mos pasur rezervë ne detyrohemi ta blejmë kur jemi në pikë të hallit”. “Pra e blejmë shtrenjtë kur s’ka dhe kryesisht në periudhën e thatësirës së madhe gjatë verës dhe e shesim lirë kur ka. Kjo është e gjitha, në thelb, pastaj në kushtet e sotme kur çmimi ka marrë përpjetë në mënyrë të frikshme këto janë lëvizje që bëhen në bazë të një përllogaritjeje milimetrike financiare që bën kompania, nuk janë gjëra që diskutohen kaq kollaj “hajde se po flasim””, tha Rama. Nga ana tjetër, shtoi Rama, “kjo nuk është punë tenderash sepse energjia vlerësohet në bursë, ka një bursë dhe blihet në burse, kështu që janë shumë të qarta proceset dhe janë shumë transparente dhe është e pamundur për t’i bërë ndryshe”. Rama tha se, “me ndërtimin e Skavicës, ne do të kemi më në fund kapacitetin që të krijojmë rezervë dhe me gjithë projektet e tjera përfshirë dhe parqet me energji diellore që njeri prej tyre ka nisur nga ndërtimi, tjetri është në proces për të nisur dhe janë dy parqet më të mëdha në rajon dhe së bashku bëjnë një kapacitet të konsiderueshëm, shtuar këtu fillimi i prodhimit të energjisë ato anijet që kemi sjellë në Vlorë për të cilat kemi bërë edhe një operacion shumë të rëndësishëm për të garantuar furnizimin me një kosto të arsyeshme dhe pastaj që mos t’i numëroj të gjitha me radhë projektet e tjera. Ne do ta arrijmë që në 2025 të jemi plotësisht të vetëmjaftueshëm, pra të mos kemi nevojë për import kur kemi vit me reshje normale dhe në 2029 të jemi totalisht sovran edhe në mos paçim reshje normale si pasojë e krimit të gjithë këtyre burimeve të tjera”. “Na duhet edhe ca kohë, por për herë të parë në historinë e këtij vendi, të paktën qysh nga momenti kur ka ndryshuar komplet struktura dhe nevoja për energji, pra nga ’90-ta, kemi një proces të mirë konceptuar, të mirë organizuar dhe të detajuar deri në fund për të arritur atë që duhet të kishim arritur me kohë, sovranitetin e plotë energjetik të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.https://ata.gov.al/2022/12/04/rama-fasha-800-kwh-nuk-do-te-vendoset-ne-dhjetor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments