Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETwitter luftë kundër përmbajtjeve ekstremiste

Twitter luftë kundër përmbajtjeve ekstremiste

Platforma e medias sociale Twitter do të angazhohet për eliminimin e përmbajtjeve terroriste dhe ekstremiste në internet, tha presidenti francez Emmanuel Macron. Macron u takua me pronarin e ri të Twitter, Elon Musk, në një vizitë në SHBA dhe pati një takim dhe një diskutim të qartë dhe të ndershëm, sipas vetë presidentit francez. Macron tha se ”Elon Musk konfirmoi pjesëmarrjen e Twitter në iniciativën Christchurch Call të nisur pas sulmeve terroriste në Zelandën e Re. “Nuk ka vend për përmbajtje terroriste dhe të dhunshme ekstremiste askund”, tha Macron. Macron dhe Musk folën gjithashtu për ”politikat transparente të përdoruesve, përforcimin e konsiderueshëm të moderimit të përmbajtjes dhe mbrojtjen e lirisë së fjalës”. ”Duhet të bëhen përpjekje nga Twitter për t’iu përmbajtur rregulloreve evropiane”, shtoi ai. Që nga marrja e Twitterit nga Musk, ka pasur shqetësime të përhapura se më shumë gjuhë urrejtjeje dhe abuzime mund të përfundojnë në platformën nën udhëheqjen e tij dhe pas shkurtimeve të mëdha të vendeve të punës që ai zbatoi. Musk kishte ngritur vetë shqetësime të tilla me kritika të përsëritura se Twitter kishte kufizuar shumë lirinë e fjalës në platformë. E nisur nga Macron dhe kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern në vitin 2019, iniciativa ”Christchurch Call” pa liderët botërorë të bashkohen me kompanitë e teknologjisë, përfshirë Facebook, YouTube dhe Google për të trajtuar përmbajtjen terroriste dhe ekstremiste në internet. Nisma mban emrin e qytetit të Zelandës së Re, ku një person i armatosur vrau 51 persona në sulmet në dy xhami në vitin 2019. Ai transmetoi drejtpërdrejt sulmet në Facebook për 17 minuta përpara se kompania e medias sociale të hiqte transmetimin.https://ata.gov.al/2022/12/03/fokus-macron-twitter-angazhohet-per-lufte-kunder-permbajtjeve-ekstremiste/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments