Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI3127 fermerë mbështetje për mbjelljet e grurit

3127 fermerë mbështetje për mbjelljet e grurit

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se 3127 fermerë janë shpallur përfitues deri tani për masën e mbështetjes për mbjelljen e grurit. Sipas AZHBR-së, në total për të përfituar nga kjo masë aplikuan me vetëdeklarim dhe zero dokumente në e-Albania 7466 fermerë dhe kërkesa për mbjellje të reja të grurit rezulton deri në 30 mijë hektarë. Fermerët përfitojnë mbështetje financiare 30 mijë lekë për hektarë, për sipërfaqe jo më pak se 1 hektar të mbjellë me grurë. Qeveria për të nxitur prodhimin e grurit në vend si masë parandaluese ndaj tranzicionit të tregjeve ndërkombëtare për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, akordoi fondin prej 500 milionë lekë. AZHBR, njofton se në fund të procesit të vlerësimit administrativ, nga të gjithë aplikantët, janë shpallur fitues 3127 fermerë, për të cilët bëhet me dije se ka nisur dhe shpërndarja e fondeve. Fermerët marrin mbështetjen pas dorëzimit të dokumenteve të pronësisë, faturave të blerjes së farave dhe pelhrave kimikë dhe verefikimit në terren për mbjelljet faktike. Qarku me numrin më të lartë të aplikimeve dhe kualifikimeve renditet Fieri, i ndjekur nga Korça, Shkodra dhe Elbasani. Ministria e Bujqësisë synon që sipërfaqja e kultivuar me grurë për vitin që vjen të arrijë në 70.000 ha në total, duke u rritur me 31.2 për qind. Aktualisht në vend prodhohen mesatarisht 233 mijë ton grurë, ndërsa importohen mbi 221 mijë ton. https://ata.gov.al/2022/12/03/mbeshtetja-per-mbjelljet-e-grurit-3127-fermere-perfitues-deri-tani/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments