Sektori i peshkimit në vend, vijon të shënojë risi. Për 8 muaj, kompania e njohur “Rozafa“, solli nga brigjet afro-afrikane në fermat e saj në detin Jon, koloni me peshk ton. Që në nisje të këtij aktiviteti, bashkëpunimin e patën me Japoninë, ndaj dhe përfaqësuesi diplomatik i këtij shteti, ambasadori Takada Mitsuyuki, ishte në Sarandë për të parë nga afër ecurinë e gjithë procesit. Kjo kompani, e cila tashmë zhvillon një cikël të mbyllur sa i përket kultivimit, gjuetisë, sistemimit dhe paketimit për eksport, tregun e ka të sigurt. Kontratat më të mëdha i ka me markatat më serioze të botës, e në shtetet më të zhvilluara, siç janë Japonia dhe SHBA-të.https://lajme.rtsh.al/artikull/shqiperia-rrit-eksportin-e-peshkut-ton