Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është nisur për një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Presidenti së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, do të priten në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që Presidenti Begaj, të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, njoftoi sot zyra e shtypit e Presidentit të Republikës.https://ata.gov.al/2022/12/02/begaj-vizite-ne-seline-e-shenjte-ne-vatikan/