Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKlik Ekspo Group, panairi i mikpritjes së investimeve të mëdha

Klik Ekspo Group, panairi i mikpritjes së investimeve të mëdha

Ines Muçostepa, presidente e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, falënderoi organizatorët Klik Ekspo Group, për Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, duke e cilësuar atë një aktivitet të rëndësishëm për bizneset shqiptare dhe të huaja, të cilat ndjehen të mirëpritura, duke sjellë gamë të gjerë produktesh, projekte investimesh dhe sfida sipërmarrjesh për të ardhmen. Duke marrë fjalën në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Tiranës sot në Pallatin e Kongreseve, Muçostepa tha se “ne do jemi prezent në këtë panair së bashku me kolegët tanë të dhomave, si ajo e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Dhoma Italiane që nuk mungon asnjëherë, dhe shumë biznese të tjera europiane me të cilat do të organizojmë mbi 100 takime B2B, duke shpresuar që ky vit, edhe pse më i komplikuar nga ai që lamë pas, të sjellë rezultate të shkëlqyera për bizneset pjesëmarrëse”. Muçostepa, theksoi se, “Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është një nga eventet më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, duke ofruar një mundësi të mirë për kompanitë që të prezantojnë produktet e tyre, të eksplorojnë mundësi të reja eksporti, të forcojnë marrëdhëniet ekzistuese, dhe të krijojnë partneritete të reja biznesi, me partner si nga Shqipëria, ashtu nga rajoni dhe vende të tjera pjesëmarrëse”. “Agjenda e bashkëpunimit rajonal duhet të jetë rezultat i interesave të përbashkëta i të gjithë aktorëve rajonalë për adresimin e të gjitha prioriteteve të së cilës ekonomi, dhe duke i vendosur ato në kontekstin e zhvillimit rajonal me syninim krijimin e një zone ekonomike konkurruese globale, sidomos në këtë moment kemi vërtet shumë nevojë”, tha Ines Muçostepa, Presidente e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Ajo theksoi se lëvizja e lirë e mallit, shërbimeve, kapitalit, dhe njerëzve do të sillte zhvillim ekonomik dhe do rriste vendet e punës, dhe për më tepër bizneset e rajonit do të donin ta shihnin këtë si një rezultat të prekshëm dhe sa më parë. Edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event, do të mbahet në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor 2022 në Pallatin e Kongreseve. Ky eveniment që tradicionalisht është shquar si pikëtakimi i pamungueshëm, bën bashkë me dhjetëra ekspozues, investitorë ndërkombëtarë dhe institucione të rëndësishme të kulturës dhe artit. Çdo vit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është boshti i një network-u të pamatë biznesi dhe kulture, zotuar ndaj më shumë se 250 ekspozuesve që përfaqësojnë kompani të vëmendshme ndaj tregjeve të njohura dhe të panjohura, të gatshme për të ndarë dije dhe zgjidhje të reja të zbatueshme në sektorë të ndryshëm, që nga ndërtimtaria, energjia e rinovueshme, bujqësia dhe industria ushqimore, tekstili dhe industria e lehtë, siguria dhe dixhitalizimi. Këto grupe sipërmarrësish shoqërohen nga delegacione zyrtare shtetërore duke i dhënë rendësi faktit që, për të kontribuar në zhvillimin e vendeve, sipërmarrja është ajo që ka më tepër nevojë se kurrë për inkurajim, mbështetje, entuziazëm. Gjithashtu të pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm ekonomiko-kulturor janë: Dhoma e Tregtisë e Stambollit, në përvjetorin e saj të 140-të, vjen me kompanitë e zgjedhura që përmes Shqipërisë, shohin përtej investimet, për më thellë në Rajon. Edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në të paktën 5 vjeçarin e fundit, sipërmarrësit nga Serbia, mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë. Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti të spikatur. Kompanitë nga Kosova do të jenë të pranishme me sektorët e industrisë së paketimit, tubave plastike, printimeve, agroushqimore etj. Ndërsa Italia e pranishme me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije, materiale ndërtimi, pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjetikë, stil dhe fashion. Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Holanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, tek të cilat kanë investuar së fundmi në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, elektroshtëpiake etj.https://ata.gov.al/2022/12/01/mucostepa-klik-ekspo-group-panairi-i-mikpritjes-se-investimeve-te-medha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments