Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPanairi Ndërkombëtar i Tiranës

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës “Mendo globalisht dhe përqafo digjitalizimin”, organizuar nga Klik Ekspo Group, hapi siparin sot në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës “Mendo globalisht dhe përqafo digjitalizimin” nisi sot zhvillimet për partneritet dhe sukses, ku të pranishëm janë mbi 250 biznese rajonale dhe europiane, duke treguar se përtej sfidave të shumta, përafrimi i qasjeve të reja teknologjike nuk mund të prevalojë mbi atë që është më e rëndësishme, elementi njerëzor dhe lidhja e ngushtë midis biznezeve për bashkëpunime të reja dhe zhvillim. Tashmë në vitin e 28-të, panairi i “Klik Ekspo Group”, certifikuar nga UFI Approved Event, nuk vjen më si një iniciativë biznesi, por një traditë e shënjuar në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji në rajon dhe më gjerë. Luan Muhametaj, president i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group” falënderoi të ftuarit në aktivitetin hapës, duke theksuar se përtej vështirësive dhe pengesave që po kalojnë bizneset këtë kohë, organizatorët kanë vazhduar të mbajnë traditën e panairit, për 28 vite me radhë. “Ju e dini tashmë që panairi ka kaluar përtej pjesës shqipfolëse. Aktualisht, jemi duke bashkëpunuar me Turqinë, Japoninë dhe Gjermaninë”, tha Muhametaj.https://ata.gov.al/2022/12/01/panairi-nderkombetar-i-tiranes-model-suksesi-i-partneritetit-ne-rajon-dhe-europe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments