Polonia ka rënë në një krizë demografike pasi popullsia parashikohet të bjerë me 4.4 milionë deri në vitin 2050, sipas një raporti nga Zyra Qendrore e Statistikave (GUS). “Rënia e numrit të lindjeve të regjistruara në vitin 2021 konfirmon se Polonia ka hyrë në një krizë tjetër demografike (e cila ndodhi përkohësisht në 1997-2007), por ajo aktuale ndoshta mund të jetë një tendencë më e gjatë”, raportoi GUS . Sipas GUS nuk parashikohet ndonjë rritje e ndjeshme e shkallës së fertilitetit mbi 2.0. “Vazhdimësia e një niveli të ulët të lindjeve për një kohë të gjatë kërcënon të hyjë në të ashtuquajturin kurthin e fertilitetit të ulët, nga i cili është shumë e vështirë të dalësh”, tha GUS. Sipas raportit, në vitin 2050, numri i vdekjeve do të arrijë në afro 430 000 dhe mosha mesatare e popullsisë do të jetë mbi 52 vjeç, rreth 11 vjet më shumë se aktualisht. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e popullsisë së Polonisë do të jetë mbi 50 vjeç në vitin 2050, tha GUS.https://ata.gov.al/2022/11/30/varshave-polonia-hyn-ne-krize-demografike/