Organizata kulturore e OKB-së UNESCO e ka njohur “Baguette” si pjesë të trashëgimisë kulturore jo-materiale të njerëzimit. Aftësitë dhe kultura që rrethon bukën franceze janë përfshirë tani në listën përfaqësuese, tha UNESCO të mërkurën. Baguette është buka më e njohur në Francë. Ajo përbëhet nga vetëm katër përbërës, por çdo bukëpjekës bën me to produktin e tij unik. E klasifikuar në “njohuri artizanale”, “Baguette” zë vendin e saj në listë së bashku me një shumëllojshmëri të ushqimeve botërore dhe kulturave të kuzhinës, duke përfshirë prodhimin e birrës belge, prodhimin e picës napolitane dhe kafen arabe. UNESCO do të vendosë këtë javë në kryeqytetin e Marokut, Rabat se cilat zakone, forma të shprehjes dhe aftësi do të përfshihen në listën e trashëgimisë kulturore jo-materiale. Kandidati i vetëm nga Gjermania është kërcimi modern, i cili përfshin stile të ndryshme që u shfaqën në fillim të shekullit të 20-të.https://ata.gov.al/2022/11/30/paris-baguette-pjese-e-trashegimise-kulturore-te-unesco-s/
“Baguette” pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO
RELATED ARTICLES