Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKE propozon ngrirjen e fondeve për Hungarinë

KE propozon ngrirjen e fondeve për Hungarinë

Komisioni Evropian propozoi sot ngrirjen e fondeve të Bashkimit Evropian për Hungarinë derisa Budapesti të zbatojë reforma të mëtejshme thelbësore për të përmirësuar ligjin e së drejtës dhe për të luftuar korrupsionin. “Përpjekjet e Budapestit në muajt e fundit për të trajtuar korrupsionin dhe për të përmirësuar ligjin e së drejtës nuk ishin të mjaftueshme për të zhbllokuar fondin e BE-së”, tha komisioni në një deklaratë. Nga buxheti i BE-së janë rreth 7.5 miliardë euro (7.8 miliardë dollarë), përveç 5.8 miliardë euro kredi nga fondi i rimëkëmbjes nga pandemia e Covid-19. Komisioni miratoi planin e ndihmës së Covid-19 për Budapestin me vlere 5.8 miliardë euro, por e lidhi çdo pagesë me një sërë reformash që synojnë luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e pavarësisë së gjyqësorit. “Asnjë fond nuk duhet t’i paguhet Hungarisë përpara se të gjitha reformat e kërkuara të zbatohen plotësisht”, tha komisioni. Pesëmbëdhjetë nga 27 shtetet e BE-së, të cilat së bashku duhet të përbëjnë të paktën 65% të popullsisë totale të Bashkimit Evropian – e ashtuquajtura shumicë e kualifikuar, duhet të miratojnë fondin. Komisioni ka kritikuar prej kohësh korrupsionin e përhapur në Hungari. Kjo është hera e parë që komisioni po përpiqet të ndërmarrë hapin e ndërprerjes së financimit në një vend anëtar. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen filloi procesin e kufizimit të financimit në prill duke përdorur legjislacionin e ri të zbatuar në vitin 2021 që synon të sigurojë që vendet e BE-së t’u përmbahen parimeve të përgjithshme të bllokut.https://ata.gov.al/2022/11/30/bruksel-ke-propozon-ngrirjen-e-fondeve-te-bllokut-per-hungarine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments