Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se dëshiron të krijojë një gjykatë speciale të mbështetur nga OKB për të hetuar dhe ndjekur penalisht Rusinë për krime të dyshuara të kryera në Ukrainë. “Krimet e tmerrshme të Rusisë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar,” tha von der Leyen në një video në Twitter, duke kujtuar mizoritë e supozuara të zbuluara në periferi të Kievit, Bucha. Von der Leyen tha se ”Komisioni po punon për të krijuar mbështetje ndërkombëtare për gjykatën speciale, përveç mbështetjes për hetimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Rusinë”. Rusia gjithashtu duhet të kompensojë Ukrainën për dëmet e kryera dhe të mbulojë kostot e rindërtimit të vendit, tha von der Leyen, duke treguar asetet e Rusisë – të ngrira nga sanksionet perëndimore – si një burim i mundshëm financimi. Sipas von der Leyen, 300 miliardë euro (310 miliardë dollarë) aktive nga rezervat e bankës qendrore të vendit tashmë janë ngrirë së bashku me 19 miliardë euro fonde nga oligarkët rusë. ”Pasi të jenë hequr sanksionet ndaj Rusisë, këto fonde duhet të përdoren në mënyrë që Rusia të paguajë kompensimin e plotë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë,” tha ajo.https://ata.gov.al/2022/11/30/fokus-von-der-leyen-be-gjykate-speciale-per-te-gjykuar-rusine/