”Pandoravirus yedoma”, një virus i lashtë i gjetur në permafrostin (toka e ngrirë) siberian, është ringjallur pas 48 500 vjetësh, shkruan faqja affaritaliani.it. Një grup shkencëtarësh kanë ringjallur dhe riprodhuar në laborator një virus ”të lashtë” që ishte i ngrirë në ngricat e përhershme të Siberisë për 48 500 vjet. Është një nga shtatë llojet e virusit të permafrostit, permafrost e ringjallur pas mijëra vitesh. Virusi më i ri ishte ngrirë për 27 000 vjet dhe i madhi, i quajtur ”Pandoravirus yedoma”, ishte ngrirë për 48 500 vjet. Megjithëse viruset nuk konsiderohen si rrezik për njerëzit, shkencëtarët paralajmërojnë se viruset e tjerë të ekspozuar ndaj shkrirjes së akullit mund të jenë “katastrofike” dhe të çojnë në pandemi të reja, prandaj është shumë e rëndësishme t’i studiojmë ato. “48 500 vjet është një rekord botëror,” tha për New Scientist Jean-Michel Claverie, një virolog në Universitetin e Aix-Marseille në Francë. Pandoravirus, i quajtur prej kutisë së Pandorës, është një gjini gjigante virusesh e zbuluar për herë të parë në 2013 dhe e dyta më e madhe për nga madhësia fizike e të gjitha gjinive të njohura virale pas pitovirusit. Pandoravirusi është një mikrometër i gjatë dhe 0,5 mikrometra i gjerë, që do të thotë se është i dukshëm nën një mikroskop drite.https://ata.gov.al/2022/11/30/virusi-i-ngrire-ne-siberi-kthehet-ne-jete-pas-48-500-vitesh/
Virusi i ngrirë në Siberi kthehet në jetë pas 48 500 vitesh
RELATED ARTICLES