Portieri i Kosta Rikës, Keylor Navas thotë se ekipi i tij do të bëjë gjithçka për t’i rrëmbyer Gjermanisë një vend në 1/16 e Kupës së Botës kur të ndeshen të enjten. “Ne do të luftojmë si demat për t’i dhënë vendit tonë shumë lumturi dhe gëzim”, tha porteri i ”Paris Saint-Germain” për ”Redaktionsnetzwerk Deutschland”. ”Ne duam të bëjmë një surprizë. Nëse do të arrijmë në 16-shen e fundit, mendoj se do të ishte një sensacion si në vitin 2014 kur mundëm Italinë”, shtoi ai. Navas pësoi shtatë gola ndaj Spanjës, por Kosta Rika u rikthye për të mposhtur Japoninë 1-0. ”Ne nuk mund të rrimë duarkryq”, tha Navas.https://ata.gov.al/2022/11/30/katar-2022-navas-do-te-luftojme-si-demat-per-te-mundur-gjermanine/
Navas: Do të luftojmë për të mundur Gjermaninë
RELATED ARTICLES