Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme nga biznesi dhe individët në fund të muajit tetor të këtij viti, shënoi rritje. Sipas BSH-së, huaja për blerje banesash vijon të ketë rritje të fortë, por monedha e preferuar mbetet euro. Për 10-mujorin 2022, kredia në euro për banesa për individë u rrit me 41.8% me bazë vjetore, duke përbërë 26% të totalit të huasë së dhënë gjithsej për individët. Ndërsa huaja për banesa në lekë shënoi një rritje prej 4.3%. Për dhjetë mujorin, bankat disbursuan rreth 71.2 miliardë lekë hua, një rritje me 12.8% krahasuar me vitin e kaluar. Rritja në portofolin e individëve këtë vit paraqitet më e ngadaltë se e biznesit, në raport me vitin e kaluar.https://ata.gov.al/2022/11/30/kredia-ne-euro-per-pasurite-e-paluajtshme-u-rrit-me-41-8/
Kredia në euro për pasuritë e paluajtshme u rrit me 41.8%
RELATED ARTICLES